75 Mall Live Search
15:07 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / OSH

Inzaghi prezantohet te Interi, paralajmëron transferime

Simone Inzaghi është prezantuar te Interi. Ai ka thënë se është tejet i motivuar në aventurën e re. Synimi kryesor i tij është mbrojtja e Scudettos.

“Nga ana ime ka një entuziazëm të madh për këtë aventurë të re. Unë kam motivime të mëdha sepse kam një punë të rëndësishme përpara. Ne jemi të vetëdijshëm se do të gjejmë një klub dhe grup të fortë, por edhe shumë tifozë që do të jenë pranë nesh gjatë gjithë sezonit.

Në Inter ata më kërkuan me çdo kusht dhe unë e di se do të ketë vështirësi sepse të gjithë do të japin më të mirën kundër nesh. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur Scudetton.

Klubi më ka premtuar që skuadra do të mbetet konkurruese dhe e fortë edhe pa Hakimin. Ka kontakte të përditshme me drejtorin dhe jemi të vetdijshëm se na duhen transferime të reja” ka thënë Inzaghi./Indeksonline/