Inzaghi, zbulimi më i madh i Igli Tares, çfarë Lazio e frikshme është kjo?

Befasia më e madhe në futbollin italian këtë sezon, padyshim që është Lazio. Skuadra romake pak javë më parë arriti që të fitonte Kupën e Italisë duke mposhtur Juventusin në finale.
Por, ky sukses nuk ishte i rastësishëm pasi që Lazio me hapa të sigurt po ndjek këtë edicion edhe titullin në Serien A, shkruan Indeksonline.
Me një ndeshje më pak të zhvilluar, skuadra romake është vetëm 6 pikë larg kreut në Serien A.
Ndeshja e sotme për Lazion ndaj Cremoneses, është historike për Inzaghin. Simone, në rast fitoreje, do të bëhet trajneri me më së shumti fitore me Lazion, duke kaluar edhe legjendarin Dino Zoff.
Inzaghi po quhet si zbulimi më i madh i Igli Tares si drejtor. Simone është trajner i Lazios që nga viti 2006 dhe ka drejtuar skuadrën në 182 ndeshje./Indeksonline/