75 Mall Live Search
16:10 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

iOS 13.3.1 që e lëshoi Apple për iPhone, rregullon plot problem

Apple po zbaton planet për të adresuar gjurmimin e vendndodhjes në iPhone 11, ku me versionin e fundit iOS 13.3.1, që u lëshua të martën, Apple ka shtuar një opsion për të çaktivizuar gjurmimin që tregon vendndodhjën nga çipi U1 Ultra Widband. iPhone 11, 11Pro deh 11 Pro Max kanë këtë çip i cili verifikon nëse janë në një zonë ku ka valë “Ultra Widband” dhe opsioni adreson një shqetësim madhor të privatësisë.

Njëra prej problemeve më të rëndësishëm të iOS 13 që është tek iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max është ai i çipit U1, shkruan Indeksonline.

Është një mjeshtëri harduerike me të cilën Iphone duke e përdorur AirDrop mund të dërgojnë të dhëna tek një iPhone 11 që ndodhet afër. Përmirësimet janë aplikuar edhe tek aplikacioni i Mail. Gjithashtu një vonesë me editimin e fotove Deep Fusion që aplikohet në iPhone e fundit është eliminuar me iOS 13.3.1. / indeksonline/