75 Mall Live Search
13:52 / E Martë, 17 Shtator 2024 / AR

iOS 18 është i disponueshëm për t’u shkarkuar

iOS 18 më në fund ka mbërritur për publikun mbrëmjen e së Hënës. Ju mund të shkarkoni dhe instaloni në pajisjen tuaj nëse është e pajtueshme por gjithashtu vjen i instaluar në iPhone 16, iPhone 16 Plus, iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max kur të dalin në shitje, më 20 shtator.

Pajisjet të cilat mund të marrin përditësimin duhet të shkojnë në Settings > General > About > Software Update për të filluar procesin e shkarkimit dhe instalimit.

Krahas iOS 18-s, Apple ka lançuar edhe iPadOS 18, visionOS 2, macOS Sequioa, tvOS 18 dhe watchOS 11 ku të gjithë po vinë në pajisjet respektive. Sigurohuni që pajisja juaj ka mjaftueshëm hapësirë dhe mund të instalojë përditësimin./PCWorld Albanian