iPhone 17-shat arrijn në Kosovë, shumica nga ta dyshohet se janë futur në të “zezën”

iPhone 17 ka arritur në Kosovë. Por origjina e tyre është vërtetë e dyshimtë.
Burime të Indeksonline brenda Doganës së Kosovës bëjnë të ditur se vlera e regjistruar për njësi të iPhone 17 është minimale.
Pavarësisht kësaj modeli i ri i Apple tashmë po reklamohet nga shumë dyqane të shitjes së telefonëve.
Ende pa ardhur zyrtarisht në Kosovë, Mobishop Fita e ka vendosur atë në zbritje. I pyetur nga redaksia nëse 17-shi ka ardhur në dyqan me “letra”, Mobishopi s’ka kthyer ende përgjigje.
“Nuk jam distributor po këtë biznes e kam në dorë”, ka qenë njëra nga përgjigjet e Fitës dhënë për klientët.
Edhe “Tezi Tech” në Gjilan po reklamon modelin e ri të iPhone, por është e dyshimt futja e tij në treg./Indeksonline/


