13:26 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Iphone XS dhe XS Max kanë një problem serioz

Nuk ka shumë kohë që janë lansuar tre modelet e reja të Iphone dhe menjëherë kanë filluar problemet me ta, transmeton Indeksonline.

Disa modele të XS  dhe XS MAX po kanë probleme për t’u mbushur dhe kjo është vërejtur tek shumë telefona.

Momentin kur telefoni juaj është “Lock”  dhe dëshironi ta mbushini, nuk do të mbushet deri në momentin kur e bëni “Unlock”.

Prandaj sigurohuni që është duke u mbushur telefoni sepse mund të ndodh që nuk është./Indeksonline/