75 Mall Live Search
23:22 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Iphone XS Max nuk i përmbush pritjet e analistëve

Citi Research ndryshoi parashikimet për shitjet e modeleve të reja të Apple iPhone duke ju bashkuar zërave negativë për performancën e kompanisë.

Citi tha se parashikon 45 milion iPhone të shitura nga 50 milion që kishte thënë më parë për tre mujorin e parë kur këta telefonë kanë dalë në shitje.

Ndryshimi vjen si rezultat i kërkesës së ulët për iPhone XS Max thotë kompania.

Ky telefon fillon nga 1,099 dollarë dhe shitjet e tij parashikohen deri në 48% më të dobëta sesa ishte menduar.

Sipas Wall Street Journal, Apple uli prodhimin për tre modelet e iPhone lançuar në Shtator.

Në Dhjetor, një tjetër firmë analitike, TF International Securities, shkurtoi parashikimet me 20%.