75 Mall Live Search
16:18 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / Z S

IPK arreston një punonjës të PK-së, dyshohet për ngacmim seksual

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar sot një punonjës të PK-së (zyrtar i stafit civil pa autorizime policore) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ngacmim seksual.

IPK ishte njoftuar lidhur me dyshimet se punonjësi civil dyshohej se ishte përfshirë si i dyshuar në këtë rast dhe ka filluar të ndërmarrë veprime hetimore në koordinim Prokurorinë Themelore Prizren.

”Bazuar në hetimin preliminar dyshohet se punonjësi tashmë i arrestuar, për një periudhë dy javore ka ushtruar ngacmim seksual ndaj viktimës (së mitur) të gjinisë femërore në afërsi të objektit shkollor kur viktima i ndjekë mësimet”, thuhet në njoftim.

I dyshuari, me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren dërgohet në mbajtje për 48 orë përderisa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij./Indeksonline/