75 Mall Live Search
10:56 / E Premte, 11 Tetor 2024 / k.v

IPK-ja jep detaje për plagosjen e polices nga kolegu i saj, ishte aksidentale

IndeksOnline raporti pak qaste më parë se një zyrtare policore është plagosur aksidentalisht nga kolegu i saj në Stacionin – Jugu në Prishtinë. Tani rasti është konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mëngjesit nga Policia e Kosovës  për  një incident shkrepje aksidentale të armës së zjarrit në objektin e Stacionit Policor-Jugu në Prishtinë. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se si pasojë e shkrepjes aksidentale një copë e gëzhojës së plumbi ka plagosur një zyrtare policore në këmbë dhe e njëjta është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e IPK-së, transmeton IndeksOnline.

Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili do të udhëheqë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

 Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa zyrtari policor që shkaktoi aksidentalisht shkrepjen është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti./IndeksOnline/