75 Mall Live Search
13:25 / E Enjte, 16 Prill 2026 / KV

IPK-ja rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe një togeri

Inspektorati Policor i Kosovës përkatësisht Departamenti i hetimeve në dy raste të ndara i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për dy zyrtarë policorë, njëri në Mitrovicë, ndërsa tjetri Gjilan, njëri me gradën e rreshterit ndërsa tjetri me gradën e togerit.

Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur më 15.04.2026, në bazë të hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se një zyrtar policor me gradën rreshter, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ka kryer vepër penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” neni 414 të kodit penal të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj rreshterit, është iniciuar rast penal: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Rasti i dytë raportohet të ketë ndodhur, më 16.04.2026 , në bazë të hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se zyrtari policor me gradën toger, derisa ishte duke u intervistuar në  ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës është hasur duke bërë incizimin e paparalajmëruar të hetuesve dhe procesit të intervistimit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtine, ndaj togerit, është iniciuar rast penal: “Fotografimi dhe Incizimet e tjera të paautorizuar” nga neni 202 të kodit penal të Republikës së Kosovës.