IPK konfirmon pranimin e ankesës për rastin e Nexhmedin Makollit, hetimet në fazën fillestare

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka konfirmuar për IndeksOnline se ka pranuar ankesën e qytetarit Nexhmedin Makolli nga Prishtina, i cili pretendon se është sulmuar nga zyrtarë policorë gjatë një rasti në Hajvali.
Nga IPK kanë bërë të ditur se rasti është në fazën e hetimit paraprak dhe se veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Makolli më herët ka deklaruar për Indeksonline se është sulmuar nga policia, pavarësisht faktit që është i paralizuar, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë momentin e arrestimit dhe përpjekjet e zyrtarëve për ta qetësuar atë.
Hetimet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të rastit.