IPK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me SHSKUK-në

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Kusdhtrim Hodaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Elvir Azizi kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për punonjësit dhe rekrutët e IPK-së.
Kjo marrëveshje synon të rregullojë bashkëpunimin mes SHSKUK-së dhe IPK-së për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për punonjësit dhe rekrutët e IPK-së, duke siguruar mbështetje të specializuar shëndetësore për të njëjtit.
Përmes kësaj marrëveshje punonjësve të IPK-së do të iu ofrohen me prioritet dhe pa pagesë shërbimet mjekësore, psikologjike dhe specialistike të nivelit dytësor dhe tretësor në ShSKUK (Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ) dhe në të gjitha Spitalet Rajonale të saj.
Inspektorati Policor i Kosovës falënderon Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe stafin e saj për bashkëpunimin e treguar dhe për përkushtimin e tyre për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve të IPK-së.