75 Mall Live Search
18:33 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / FR

IPK: Policia menaxhoi në mënyrë profesionale manifestimet për Vidovdanin, nuk pati parregullësi

Inspektorati Policor i Kosovës ka zhvilluar një operacion monitorues sot në dy lokacionet kryesore ku u mbajtën aktivitetet e komunitetit serb për festën e “Vidovdanit” në Graçanicë dhe Gazimestan.

Ekipet e IPK-së ishin të pranishme në terren që në orët e hershme të mëngjesit, duke vëzhguar nga afër zbatimin e planit operativ policor dhe menaxhimin e rendit publik.

Sipas njoftimit, gjatë monitorimit nuk janë identifikuar parregullsi apo sjellje të papërshtatshme nga ana e zyrtarëve policorë.

Sjellja e përgjithshme e policisë është vlerësuar si profesionale dhe në përputhje me standardet ligjore dhe të drejtave të njeriut.

IPK gjithashtu ka vlerësuar pozitivisht strukturën dhe zbatimin efektiv të planit operativ të Policisë së Kosovës, që kontribuoi në ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë manifestimit.

Ndërsa theksoi se do të vazhdojë të kryejë funksionin e vet në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, për të siguruar transparencë, llogaridhënie dhe mbrojtje të të drejtave të qytetarëve./IndeksOnline/