14:32 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

IPKO-Digitalb pasurojnë platformën televizive edhe me 2 kanale të reja

IPKO-Digitalb sjellë në platformën e saj kanalin Fox Movie Channel, i cili është pozicionuar në numrin 95, si dhe ofrohet për të gjithë klientët e pakove Familjare dhe Premium. Ky kanal ofron filma me emra të mëdhenj siç janë, Robert Deniro, Jenifer Lawrence, Monica Belucci, e shumë të tjerë. Fox Movie Channel përmban dy blloqe filmash, ata të prodhuar së fundmi dhe filma klasik. Ndërsa vetëm në SHBA, është prezent në 45% të familjeve amerikane.

Ndërsa për të gjithë adhuruesit e sportit, IPKO-Digitalb, pasurojnë platformën edhe me kanalin Super Sport 7, i cili ekskluzivisht do t’u ofrojë shikuesve lajme, analiza dhe ndeshje të shumta sportive 24 orë në ditë. Ky kanal ofrohet vetëm në pakon Premium dhe Premium HD.

Vetëm gjatë vitit 2019, IPKO ka pasuruar platformën e saj edhe me shumë kanale të reja, duke veçuar këtu TDC dhe Fun and Fast Box.

IPKO është e përkushtuar që të ofrojë përmbajtjen më të mirë televizive për klientët e saj dhe njihet për inovacion, kualitetin më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin ndaj konsumatorëve.

Për më shumë, IPKO njihet për ofrimin e përmbajtjes më të pasur sportive, përmes platformës së saj të përbashkët me Digitalb-in.