15:29 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

IPKO-DIGITALB sjellë serialet më të mira turke përmes kanaleve të reja

Duke filluar nga 1 Prilli, IPKO-Digitalb sjellë ekskluzivisht në platformën e saj kanalin më të mirë televiziv të serialeve turke, i cili do të pozicionohet në numrin 181. Kanali TDC (Timeless Drama Channel), është i vetmi që ofron 500 orë seriale me temë dashurie, pasioni, intrige dhe aksioni, të cilat janë punuar nga producentët dhe regjisorët më të mëdhenj turk, me renome ndërkombëtare.

Disa prej serialeve më të mira përfshijnë: ‘Karadayi”, “Black Money Love”, “20 Minutes”, me aktorët më të mirë turk, si: Kivanç Tatlitug, Berhuzar Korel, Kenan Imirzalioglu, Nehir Erdogan dhe shumë emra të tjerë të njohur.

Adhuruesit e dramave turke, do të mund t’i shikojnë ato të gjitha të titruara në gjuhën shqipe. Kanali TDC ofron serialet më të mira të  kinematografisë turke 24 orë në ditë.

Megjithëkëtë, nuk përfundon me kaq! IPKO është e përkushtuar që të ofrojë përmbajtjen më të pasur për klientët e saj, prandaj nga SOT e pasuron platformën e saj edhe me kanale të reja nga Maqedonia e Veriut, të cilat janë më së miri të njohura për seritë turke: TV Era dhe TV Shenja.