15:13 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

IPKO ju ofron siguri në shtëpitë tuaja

IPKO lanson produktin më të ri, kësaj radhe për sigurinë në shtëpi. Për të gjithë ju, që frikësoheni se banesat apo shtëpitë tuaja janë në rrezik të ndonjë hyrje të pa-autorizuar apo zjarri, IPKO ka krijuar zgjidhjen e duhur.

IPKO, si lider në inovacion, e sjellë produktin “Home Security”, në partneritet me Besa Security. Me këtë produkt, mund të monitorohen shtëpitë apo banesat, lehtë dhe nga distanca. Përmes aplikacionit ‘Besa Security MobileTTE’, që mund të shkarkohet në telefonat e mençur Android dhe iOS, dërgohen të gjitha informacionet për sigurinë në shtëpi, në kohë reale. Ky aplikacion, do të dërgojë njoftimin automatikisht nëse thyhet dera, vërehen lëvizje, apo nëse ka zjarr në shtëpi.

Për më shumë, “Home Security” është e para-konfiguruar, që përmban udhëzime të instalimit të kësaj pajisje dhe është shumë e lehtë për t’u menaxhuar. Ky produkt gjendet në të gjitha dyqanet e IPKO-së dhe në të përfshihet edhe garancioni prej 12 muajsh. Për më shumë informacione rreth sigurisë në shtëpi, vizitoni: https://www.ipko.com/offers/home-security/

IPKO është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë dhe njihet për zgjidhje të mençura, inovacion dhe shërbimet më të mira ndaj konsumatorëve.

 

Temat: