13:12 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

IPKO promovon shërbimin – “Thirrjet në grup”

Duke vazhduar të jetë kompania lider në vend në fushën telekomunikimit, IPKO promovon shërbimin– “Thirrjet në grup”, për të gjithë përdoruesit e saj.

Me shërbimin më të ri të IPKO-s, të gjithë klientët mund të ftojnë për bisedë deri në 5 persona dhe të realizojnë thirrje në grup për qëllime profesionale apo edhe personale, pa qenë e nevojshme që të keni shërbimin e internetit.

Ky shërbim ofron fleksibilitet ku ftesa në grup nuk është e kufizuar vetëm nga realizuesi i parë i thirrjes, por secili pjesëmarrës mund të ftojë persona tjerë në thirrjen grupore, përderisa janë klientë të IPKO-s, derisa nuk tejkalohet limiti total prej 6 personave në grup. Për më tepër, çmimi i thirrjes për një ftesë është sa çmimi i zakonshëm, në bazë të tarifës që klienti e ka.

Ky funksion është aktiv për të gjithë klientët ekzistues dhe klientët e rinj.

Për më shumë informata për të gjitha ofertat dhe shërbimet e IPKO, informohuni në www.ipko.com.

IPKO është plotësisht e dedikuar për t’u ofruar klientëve të saj shërbimin më të mirë në fushën e komunikimit, shumëllojshmërinë e zgjedhjeve dhe ofertave fantastike, si edhe për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetesës.