16:49 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / AR

IPKO MAX – me shpejtësi të shtuar të internetit deri në 300Mpbs

IPKO është tashme e njohur për ofrimin e lidhjes më të qëndrueshme, të shpejtë dhe të besueshme të internetit në vend.

Duke qenë kompania me përkushtimin më të lartë në kujdesin e saj ndaj klientit, ajo analizon dhe kupton kërkesat e klientëve dhe punon vazhdimisht drejt përmbushjes së nevojave dhe pritjeve të tyre.

Sot jetët tona janë të mbushura me ndërveprim dixhital të çdo forme. Shumica e njerëzve që hyjnë në internet çdo ditë, përfundojnë duke përdorur shërbime që kërkojnë shpejtësi më të madhe të internetit: transmetimi i videove, transmetimi i audiove, takime dhe mësime në internet, dërgimi i dokumenteve, video lojëra online, janë vetëm disa nga skenarët që kërkojnë internet shumë më të shpejt dhe më stabil, për të kursyer kohë dhe për të mos qëndruar duke shikuar në ekranin e ngrirë për një kohë të gjatë. Sot, të rralla janë ato shtëpi në të cilat nuk mund të gjesh një ose më shumë telefona smart, laptopë ose tablete, një ose më shumë smart TV , të cilët janë të lidhur për një lidhje wireless, në shumicën e rasteve

Pra, interneti i shpejtë dhe stabil, sot është një domosdoshmëri dhe jo në luks.

Duke rritur shpejtësinë e internetit deri ne 300Mbps, dhe me mbulueshmëri të 90% të territorit të Kosovës, IPKO përmbush të gjitha nevojat tuaja për një internet të shpejtë dhe stabil.

Tani, të gjitha pakot MAX, MAX Family, MAX Sport dhe MAX Premium kanë shpejtësi të shtuar të internetit me 150Mbps, 200Mbps dhe 300Mpps, përkatësisht.

“Ne kemi pasuruar pakot MAX me rritjen e shpejtësisë së internetit, për të përmbushur dhe tejkaluar nevojat dhe pritjet e klientëve tanë. Stabiliteti i internetit është avantazhi ynë. Qëllimi ynë është t’u ofrojmë klientëve tanë sigurinë dhe stabilitetin kur mbështeten tek shërbimet tona për të kryer aktivitetet e tyre në internet. IPKO, edhe një herë, konfirmon se gjithmonë sjell ofertat më të mira në tregun e Kosovës me infrastrukturën më moderne dhe cilësinë më të mirë, ku nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë gjithmonë plotësohen”, tha Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv i IPKO Telecommunications LLC.

Përveç që ofron internetin më të shpejtë dhe më stabil si dhe filmat, dokumentarët dhe shfaqjet më të mira dhe më të reja, ajo që veçon pakot MAX Sport dhe MAX Premium është përmbajtja e saj e pasur sportive, përfshirë ligat më të shikuara të futbollit, të transmetuara ekskluzivisht në vendin tonë.

Qoftë për argëtim, sport, lajme, muzikë, filma ose dokumentarë, klientët e pakove MAX mund të shijojnë përvojën më të mirë televizive, gjithashtu përmes TViM, VOD dhe TV Catch-up.

IPKO është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë dhe është i njohur për ofrimin e përmbajtjes superiore televizive, dhe cilësinë më të mirë të shërbimit dhe kujdesin ndaj klientit.