11:27 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Ipko merr të gjitha masat e nevojshme që të parandalohet përhapja e koronavirusit

Të nderuar klientë,

Pas situatës së krijuar në lidhje me virusin COVID 19, prioriteti kryesor I IPKO është shëndeti i punonjësve dhe klientëve të saj. Për këtë arsye, ju njoftojmë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të parandalohet përhapja e virusit, sipas rekomandimeve të bëra nga institucionet relevante (Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik).

Edhe pse të gjitha dyqanet e IPKO do të punojnë normalisht dhe me orar të rregulltë, ju lutem shfrytëzoni kanalet alternative për të kryer shërbimet tuaja kurdo që është e mundur, në mënyrë që të shmangni kontaktin direkt me të tjerët:

• Për të paguar faturat mujore të shërbimeve të IPKO ( internetit, TV, Super Duo, Max dhe shërbimeve të telefonit) dhe gjithashtu per te mbushur telefonin tuaj, ju lutem na vizitoni në shop.ipko.com

• Për të aktivizuar shërbime tjera në numrin tuaj të telefonit mobil, ju mund të përdorni aplikacion MyIPKO

• Për cështje tjera urgjente, ju lutem vizitoni distributorët e autorizuar të IPKO sic janë dyqanet ushqimore apo pompat e benzinit, kudo që shihni llogon e IPKO.

• Për kërkesat tuaja në lidhje me problemet teknike, në rast të pritjes së gjatë në linjen telefonike në Qendrën e Thirrjeve, ju lutem përdorni kanalet alternative si chat direkt ose rrjetet sociale.

IPKO është e dedikuar të jetë në shërbimin tuaj dhe t’ju ofroj shërbime pa ndërprerje.

Të shpresojmë se situata do të tejkalohet me lehtësi dhe sa më shpejtë të jetë e mundur.

Ju urojmë shëndet!

IPKO