13:59 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

IPKO në bashkëpunim me CISCO – me platformë mbrojtëse për klientët e saj

IPKO në partneritet me CISCO ka bërë aktivizimin pa pagesë të platformës mbrojtëse Cisco Umbrella Easy Protect për të gjithë klientët, e cila detekton dhe bllokon Webfaqet të cilat kanë përmbajtje të lartë të rrezikut si:Phishing, Malware, Ransomware, etj., duke u orientuar në trendin global të ngritjes së konsiderueshme të nivelit të sulmeve kibernetike në kohën e pandemisë Covid-19.

Meqë ky trend është reflektuar edhe te ne nëKosovë dhe gjithashtu duke pasur parasyshndjeshmërinë e çështjes,  IPKO ka marr të gjitha masat që menjëherë të sigurojë mbrojtje sa më të mirë të konsumatorit dhe evitim sa më të madh të rrezikut të tillë.

Çfarë është CiscoUmbrellaEasyProtect?

CiscoUmbrella ofron qasje të sigurt në internet dhe mundëson evitimin e komprometimit të kompjuterëve gjatë shfletimit të internetit, dhe nga ndonjë infektim aksidental nga webfaqet e komprometuara.

Umbrella vepron si një shteg i sigurt në internet për të mbështetur përshtatshmërinë maksimale të sigurisë dhe për të siguruar mbrojtje efektive ndaj kërcënimit të mundshëm kibernetik për përdoruesit e shërbimit të internetit. Mbështetur nga CiscoTalos, që është baza më e madhe e të dhënave lidhur me rreziqet kibernetike, si dhe mbështetur nga ekipet më të mëdha të sigurisë dhe inteligjencës ndaj kërcënimit kibernetik në botë,Umbrella bllokon kërcënimet përpara se ato të arrijnë në rrjetin tuaj ose në pikën/pajisjen fundore (PC).

Si pjesë e shërbimit të shkëlqyer ndaj klientëve, IPKO ofron këtë shërbim pa pagesë për të gjithë konsumatorët deri me datë01.07.2020. Klientët do të njoftohen me kohë për mënyrën e vazhdimisht të këtij shërbimi.

IPKO është plotësisht e angazhuar për t’u ofruar klientëve të saj shërbimin më të mirë në fushën e komunikimit, rrjet të qëndrueshëm, shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe oferta fantastike, gjithmonë për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës. Si operatori më modern dhe më i avancuar i telefonisë mobile dhe shërbimeve fikse në vend, me një fokus të veçantë te klienti, IPKO është gjithmonë në vënie të trendeve për të tejkaluar pritjet e klientit, duke ofruar produkte dhe shërbime Premium.