75 Mall Live Search
16:31 / E Premte, 01 Gusht 2025 / Gj. Sh

IPKO, një nga sponsorët kryesorë të Sunny Hill Festival 2025

Prishtinë, 1 gusht – IPKO është një nga sponsorët kryesorë të Sunny Hill Festival, ngjarja më e madhe muzikore dhe kulturore që do të zhvillohet nga 1 deri më 3 gusht 2025, në Sunny Hill Festival Park, afër Prishtinës.

Ky festival do të ofrojë një line-up të jashtëzakonshëm, me disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore si Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou dhe shumë artistë të tjerë nga Kosova dhe rajoni. Sunny Hill është më shumë se një festival muzikor – është një ngjarje që bashkon kulturën, artin dhe energjinë e brezit të ri të Kosovës.

“Përkrahja për Sunny Hill Festival është pjesë e angazhimit të IPKO për të mbështetur zhvillimin e kulturës dhe rinisë në Kosovë, duke ofruar mundësi për të rinjtë dhe për të pasuruar jetën kulturore të vendit. Ky festival është një mundësi për të treguar energjinë pozitive dhe kreativitetin që karakterizon Kosovën dhe për të promovuar vlerat që ne mbështesim si kompani,” tha Afrika Zyferi, Udhëheqëse e Komunikimit në IPKO.

Gjatë këtij edicioni të festivalit, do të performojnë edhe dy nga fytyrat promovuese të IPKLO-së – Ledri Vula dhe Era Istrefi – të cilët janë ambasadorët e pakove Inifinit dhe TIP. Pjesëmarrja e tyre në këtë event thekson lidhjen e fuqishme midis IPKO dhe skenës bashkëkohore muzikore shqiptare, duke reflektuar stilin, ritmin dhe frymën inovative që IPKO përfaqëson.

Gjithashtu, IPKO do të sigurojë shërbime të avancuara të internetit, duke ofruar një rrjet të besueshëm dhe të shpejtë për mijëra pjesëmarrës. Kjo do të mundësojë që të gjithë të ndajnë momentet e paharrueshme pa ndërprerje, falë internetit të shpejtë dhe teknologjisë 5G.

Me IPKO, shërbimi i jashtëzakonshëm është pjesë e çdo momenti të paharrueshëm të argëtimit veror. Sponzorimi i Festivalit Sunny Hill nënvizon përkushtimin tonë për të mbështetur ngjarjet kulturore të rëndësishme që bashkojnë komunitetin tonë.

IPKO është ofruesi kryesor i shërbimeve të telefonisë mobile, internetit, televizionit digjital dhe shërbimeve ICT në Kosovë. E përkushtuar për zhvillimin teknologjik dhe angazhimin për komunitetin, IPKO synon të përmirësojë jetët e klientëve të saj përmes inovacionit dhe komunikimit.

Për më shumë informacion rreth shërbimeve tona, vizitoni www.ipko.com.