12:33 / E Enjte, 08 Prill 2021 / OSH

IPKO – Platforma më e pasur televizive në vend tani edhe me 4 kanale shtesë

IPKO, si një ndër kompanitë liderë në përmbajtje ekskluzive dhe të shumëllojshme, vazhdon të pasuroj përmbajtjen e televizionit digjital, duke u kujdesur që secili përdorues të mund të gjej veten në kanalet e saj televizive dhe të shijoj programet e preferuara.

Listës së kanaleve të platformës IPKO – Digitalb, i janë shtuar edhe
kanalet: Klan Plus, Klan News, Klan Macedonia, Klan Music. Kanalet Klan
janë ndër kanalet më favorite për teleshikuesit, sepse kanë përmbajtje të
shumëllojshme, emisionet më aktuale, debatet me te mira politike dhe
serialet televizive. Këto programe karakterizohen edhe me dhe disa nga
gazetarët, prezantuesit dhe opinionistët më të mirë në vend.

Me përmbajtje ekskluzive në gjuhën shqipe, qoftë për argëtim, lajme,
muzikë, filma apo dokumentarë si dhe programet më të mira për fëmijë,
IPKO transmeton përmbajtjen më të mirë televizive dhe emisionet më të mira aktuale.

IPKO sjell tek shikuesit edhe ngjarjet më të mëdha sportive me komentim në gjuhën shqipe, duke përfshirë ligat më të shikuara të futbollit përmes ekskluzivitetit të transmetimit të ligave si La Liga, Premier
League dhe Seria A.

Për të shijuar në maximum të gjithë përmbajtjen televizive, IPKO
rekomandon pakot MAX.

Me platformat unike VOD (Video libraria), Catchup TV dhe TVim, IPKO
ju sjell një përjetim të pakrahasueshëm televiziv duke ju mundësuar të
shikoni çka të doni, kur ju të doni!

Për shumë informata rreth përmbajtjes televizive IPKO – DigitAlb,
vizitoni linkun https://www.ipko.com/privat/tv-digjital/.

IPKO është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë dhe është i njohur për
ofrimin e përmbajtjes superiore televizive, internetin më stabil në vend dhe
shërbimin më të mirë ndaj klientit, duke ofruar shumëllojshmëri zgjedhjesh
dhe oferta fantastike, gjithmonë për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës.