16:22 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

IPKO ri-konfirmohet kompania numër një në Kosovë përmes shpërblimit BEST BUY, fiton medaljen Customers’ Friend

Sipas hulumtimit të tregut në fillim të këtij viti nga kompania e njohur ndërkombëtarisht ICERTIAS, IPKO është kompania numër një në Kosovë për raportin cilësi-çmim dhe si rrjedhojë është shpërblyer me medaljet Best Buy Award dhe Customers’ Friend.

ICERTIAS ka konfirmuar përmes rezultateve të nxjerra nga përdoruesit kosovar të shërbimeve të telekomunikimit, të cilët e kanë përzgjedhur IPKO-në si ofruesin e tyre të preferuar për telefoni mobile, platformë televizive digjitale si dhe internet me brez të gjerë, duke bërë që IPKO të fitojë medaljet e Best Buy Award në të gjitha kategoritë e shërbimeve, për raportin cilësi dhe çmim për vitet 2019/2020. Ju na përzgjodhët. Ju faleminderit!

IPKO ka fituar vendin e parë në kategoritë e lartpërmendura, duke mbajtur pozitën e operatorit më të mirë në tregun Kosovar për raportin cilësi – çmim. Medalja e Best Buy, është një indikator i qartë, i cili tregon se produktet dhe shërbimet përmbushin të gjitha kriteret dhe standardet e kualitetit më të lartë dhe mbajnë çmim të arsyeshëm. Përderisa medalja tjetër, ajo e Customers’ Friend, është një njohje ndërkombëtare, e cila u jepet kompanive të cilat dëshmojnë marrëdhënie superiore me konsumatorët apo klientët e saj.

Ndërsa ICERTIAS është një kompani ndërkombëtare, innovative, private dhe e pavarur politikisht e cila merret me hulumtimin e tregut, si dhe certifikon dhe shpërblen kompanitë që ofrojnë shërbimet dhe produktet e kalibrit më të lartë dhe njëkohësisht i orienton klientët në të gjithë botën, drejt më të mirës që e ofron tregu.