13:18 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / MSH

IPKO shpall Ftesë për ofertim – Ridisajnimi i web faqës www.ipko.com

IPKO Telecommunications fton të interesuarit për aplikim/ofertim konkurues për “Ridisajnimi i faqës së IPKO”.

Dokumentacioni me kërkesat dhe kushtet e përgjithshme për ofertim mund të tërhiqen përmes kërkesës në emailin procurement@ipko.com, më 22, 23 dhe 24 Nëntor 2022.

Në rast të interesimit, ju mund ta dërgoni ofertën tuaj në adresën e poshtëshënuar, jo më vonë se 06.12.2022. Oferta duhet të jetë e futur në zarf/ambalazh sipas udhëzimeve të dokumentacionit me kushtet e përgjithshme për ofertim, dhe të shënohet qartë me titullin e qëllimit.