IPKO shpërblen klientët besnikë me 18 GB internet mobil për 18-vjetorin e Pavarësisë
Në një ditë që shënon krenari dhe reflektim për të gjithë vendin, IPKO po e feston 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës bashkë me klientët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj që nga fillimi. Si shenjë falënderimi për besimin dhe besnikërinë shumëvjeçare, kompania ka lansuar një shpërblim të veçantë për përdoruesit më afatgjatë të telefonisë mobile.
Të gjithë klientët që janë në rrjetin IPKO prej 18 vitesh përfitojnë 18 GB internet mobil, të shtuar automatikisht në numrin e tyre.
Shpërblimi aktivizohet në Ditën e Pavarësisë dhe vlen për përdorim brenda Kosovës. Nuk kërkohet aplikim apo aktivizim shtesë nga ana e klientëve. Gjendja e bonusit mund të verifikohet përmes kodit *808#.
“Kjo është një mënyrë e drejtpërdrejtë për të falënderuar klientët që kanë qëndruar me IPKO për 18 vite. Besnikëria e tyre është baza e marrëdhënies që kemi ndërtuar me tregun dhe duam që kjo të reflektohet me përfitime konkrete” tha Afrika Zyferi Badivuku, Drejtoreshë e Marketingut dhe Komunikimit në IPKO.
Kompania vazhdon të dallohet për investimet e qëndrueshme në infrastrukturë të rrjetit, zhvillimin e shërbimeve digjitale dhe përvojën e klientit, duke ofruar zgjidhje të integruara në mobil, internet dhe televizion. Përmes inovacionit të vazhdueshëm dhe ofertave të fokusuara në vlerë reale, IPKO mbetet zgjidhja kryesore për komunikim dhe lidhje digjitale në Kosovë.

