75 Mall Live Search
16:41 / E Martë, 01 Shkurt 2022 / k.v

Ipponi i Distria Krasniqit zgjidhet i dyti prej më të mirëve në Grand Prix Almada të Portugalisë

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi arriti të fitojë medaljen e artë në Grand Prix Almada të Portugalisë.

Në rrugën drejt së artës, në raundin e parë Distria ishte e lirë, kurse në raundin e dytë e mposhti me Wazaari dhe tri dënime për Ippon francezen Leonie Gonzalez.

Në gjysmëfinale, Krasniqi e mposhti me Ippon xhudisten portugeze Joana Doigo.

Ndërkaq, Distria Krasniqi e siguroi medaljen e artë në këtë garë duke e mposhtur në finale xhudisten nga Kroacia Ana Viktorija Puljiz.

Në luftën kundër kroates Ana Viktorija Puljiz, Krasniqi arriti ta fitojë me Ippon, ku edhe është zgjedhur si Ipponi i dytë më i mirë në Grand Prix Almada të Portugalisë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF).

Ipponin e Distria Krasniqit e gjeni më poshtë.