Ipponi i Majlindes në vendin e dytë si më i bukuri në Grand Prix të Tel Aviv-it
Pas përfundimit të Grand Prix-it që është mbajtur në Tel Aviv të Izraelit, Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka zgjedhur TOP 5 rrëzimet më të mira me ippon në këtë garë.
Në mesin e tyre është edhe ipponi i xhudistet kosovare Majlinda Kelmendi, e që madje renditet në vendin e dytë.
Kelmendi mposhti në finale izraeliten, Gili Cohen, kategoria deri në 52 kilogram, duke fituar medaljen e artë /IndeksOnline/