Ipswich rikthehet në garë për Brojën, sulmuesi shqiptar ka edhe një ofertë të dytë në tavolinë

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja shumë lehtë mund të bëhet me skuadër të re gjatë ditës së fundit të merkatos.
Siç raportohet nga mediat britanike, Ipswich Town, është rikthyer në garë për sulmuesin “kuqezi”, shkruan Indeksonline
Broja përveç skuadrës së Ipswichi, në këto orë ka marrë edhe një ofertë tjetër.
Bëhet fjalë nga Leicester City, të cilët kërkojnë një sulmues për ta zëvendësuar Jamie Vardyn.
Kujtojmë që Armando Broja para disa dite kishte dështuar në teste mjekësore te Ipswich Towni, shkaku i një lëndimi të vogël./Indeksonline/
🚨 Leicester also in the race to sign Broja too!
— Chelsea Dodgers (@TheBlueDodger) August 30, 2024
(@BobbyVincentFL) #CFC https://t.co/Cm3egckN08