75 Mall Live Search
12:09 / E Enjte, 21 Janar 2021 / kutia

Irak, 12 persona të vdekur dhe 20 të plagosur nga shpërthimi në Bagdad

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur në dy shpërthime vetëvrasëse në Bagdadin Qendror.

Një zyrtar i policisë për AA-në njoftoi se dy bombardues vetëvrasës shpërthyen eksplozivët e tyre në një zonë të frekuentuar tregtare pranë sheshit Al-Tayaran të Bagdadit, raporton Anadolu Agency (AA), transmeton Indeksonline.

Komanda e operacioneve të Bagdadit më herët konfirmoi sulmin, por nuk dha shifra për viktimat.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e dy vetëvrasësve./AA/Indeksonline