16:24 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Iraku: ISIS do të shkatërrohet në fund të vitit

Shteti Islamik do të shkatërrohet tërësisht në Irak këtë vit, tha kryeministri Haider al-Abadi.

Kalifati i ISIS u rrëzua  në korrik të këtij viti, kur forcat irakiane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara pushtuan Mosulin, kryeqytetin e vetëshpallur të grupit në Irak, pas një beteje nëntë mujore.

Territori i fundit i grupit në Irak është tani një shtrirje që kalon kufirin perëndimor me Sirinë./AktivPress