17:14 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / OSH

Irani bllokon udhëtimet lokale para Bajramit

Autoritetet iraniane shpresojnë se vendi shpejt mund të kapërcejë një valë të katërt të COVID-19, udhëtimet lokale janë ndaluar gjatë ditëve që çojnë në festa fetare për të shënuar fundin e Ramazanit.

Bajrami i Madh, i cili festohet nga myslimanët në të gjithë botën, do të shënohet nga iranianët të mërkurën dhe të enjten. Ku miliona njerëz zakonisht udhëtojnë gjatë pushimeve të gjata.

Sipas ministrisë së shëndetësisë, 283 iranianë të tjerë vdiqën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 74 mijë e 524.

Po ashtu 13 mijë e 576 raste të tjera u regjistruan teksa numri i përgjithshëm arriti në 2.64 milionë të infektuar.

Alireza Raeisi, zëdhënësi i selisë kombëtare anti-koronavirus, tha të shtunën se udhëtimi në të gjitha qytetet do të ndalohet nga ora 14:00 pasdite me kohën lokale të martën dhe ndalimi do të vazhdojë deri të shtunën tjetër në mesditë.