Irani dënon martirizimin e 13 shtetasve turq nga organizata terroriste PKK

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh, njoftoi se Irani dënon martirizimin e 13 shtetasve turq nga organizata terroriste PKK në rajonin Gara të Irakut.
Khatibzadeh në një konferencë për media në Ministrinë e Jashtme theksoi se PKK ka kryer një sulm terrorist ndaj shtetit “mik dhe vëlla” Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne dënojmë vrasjen e civilëve turq në sulmin terrorist. Rajoni ynë nuk toleron më shumë dhunë sesa kjo. Shpresojmë të mos shohim më dhunë dhe terrorizëm të neveritshëm”, tha Khatibzadeh.
Ai tha se vendet e rajonit duhet të respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Irakut.