13:32 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Irani dhe Assadi bëhen bashkë për ushtrinë

Shefi ushtarak i Iranit u takua me presidentin sirian Bashar al-Assad të enjten në Damask për të përcaktuar një strategji të përbashkët ushtarake.

Gjenerali Mohammad Baqeri tha se Irani ishte i vendosur të vazhdonte mbështetjen e udhëheqjes siriane dhe njerëzve derisa të arrihet siguria dhe poashtu tha se do të ndihmonte për rindërtimin e Sirisë

Izraeli ka shprehur shqetësim të thellë për ndikimin e zgjeruar të Teheranit në Siri, ku forcat iraniane dhe milicitë e mbështetura nga Irani, kanë luajtur një rol kritik për të ndihmuar Asadin në luftën gjashtëvjeçare.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka thënë se Irani po forcon pikën e vet në Siri dhe se Izraeli do të “bëjë gjithçka që duhet” për të mbrojtur sigurinë e tyre./AktivPress