75 Mall Live Search
10:08 / E Shtunë, 27 Mars 2021 / kutia

Irani dhe Kina do nënshkruajnë një marrëveshje 25-vjeçare të bashkëpunimit strategjik dhe tregtar

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi mbërriti në Iran të premten në kuadër të një marrëveshje 25 vjeçare të bashkëpunimit strategjik dhe tregtar midis dy vendeve.

Detajet e marrëveshjet nuk janë bërë të ditura ende por pritet të përfshijnë investime në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës së Iranit.

Në 2016, Kina, partneri më i madh tregtar i Iranit dhe aleati i saj prej shumë kohësh, ranë dakord të rrisin bashkëpunimin tregtar në 600 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme.

‘Ky dokument është një udhërrëfyes i plotë me klauzola strategjike politike dhe ekonomike që mbulojnë bashkëpunimin tregtar, ekonomik dhe të transportit … me një fokus të veçantë në sektorët privatë të të dy palëve,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh.