75 Mall Live Search
10:26 / E Hënë, 06 Prill 2026 / S Z

Irani dhe SHBA-ja marrin draftpropozim për armëpushim

Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një draftpropozim që parashikon një armëpushim 45-ditor dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, si një mundësi për t’i dhënë fund luftës, kanë bërë të ditur dy zyrtarë të Lindjes së Mesme për Associated Pressin.

Sipas tyre, propozimi vjen prej ndërmjetësuesve nga Egjipti, Pakistani dhe Turqia, të cilët po punojnë për të ndalur përshkallëzimin e konfliktit. Zyrtarët, që folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së negociatave, thanë se periudha 45-ditore synon të krijojë hapësirë për bisedime të thelluara drejt një armëpushimi të përhershëm. Propozimi u është dërguar të dielën në mbrëmje ministrit të Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, si edhe të dërguarit të SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, por deri tani asnjëra palë nuk ka reaguar zyrtarisht.

Mbetet e paqartë nëse palët do të pajtohen me këto kushte, përcjell KosovaPressi. Irani ka insistuar se do të vazhdojë luftën derisa të marrë kompensime financiare dhe garanci se nuk do të sulmohet sërish. Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar goditje ndaj urave dhe centraleve energjetike iraniane gjatë kësaj jave.