23:47 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / MSH

Irani dhe Suedia shkëmbejnë të burgosur

Një iranian i dënuar në Suedi për krime lufte është liruar si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve mes dy vendeve.

Hamid Noury, i cili po vuante dënim të përjetshëm, është kthyer në Teheran ndërsa Johan Floderus, një diplomat suedez dhe Saeed Azizi mbërritën në Stokholm sonte.

Noury ​​u arrestua në Suedi në vitin 2019 dhe u dënua për përfshirje në ekzekutimin masiv të të burgosurve politikë në Iran më shumë se tre dekada më parë.

Floderus u arrestua në Iran dy vjet më parë me akuzën e spiunazhit, ndërsa Azizi u arrestua nëntorin e kaluar dhe u dënua me pesë vjet burg.

Marrëdhëniet midis Suedisë dhe Iranit janë përkeqësuar që nga dënimi i zotit Noury.

Duke shpallur shkëmbimin, kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se Irani i kishte bërë Floderus dhe Azizi “të dy pengje në një lojë cinike negociatash, me qëllim që të lirohej nga burgu i Suedisë shtetasi iranian Hamid Noury”.

Ai shtoi: “Ai është dënuar për krime të rënda të kryera në Iran në vitet 1980”.

Kazem Gharibabadi, sekretari i Këshillit të Lartë të Iranit për të Drejtat e Njeriut, tha në një postim në X, se Noury ​​ishte “arrestuar ilegalisht” në Suedi, por tani ishte i lirë.