10:57 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Irani do ta përshpejtojë programin raketor

Garda revolucionare islamike e elitës iraniane (IRGC) tha të enjten se programi i raketave balistike do të përshpejtohet, pavarësisht presionit nga SHBA-ja dhe Bashkimit Evropian për ta pezulluar atë.

“Programi i raketave balistike të Iranit do të zgjerohet dhe do të vazhdojë me më shumë shpejtësi, si reagim ndaj qasjes armiqësore të Trump ndaj kësaj organizate revolucionare (Gardës),” tha IRGC në një deklaratë.

“Vendosja e sanksioneve mizore kundër Gardës dhe qasja armiqësore e presidentit mashtrues dhe të shëmtuar të SHBA-së tregon dështimin e politikës së keqe të Amerikës dhe të regjimit Izraelit në rajon”, thuhet në deklaratën e tyre.

Irani ka një nga programet më të avancuara të raketave balistike në Lindjen e Mesme, duke e parë atë si një mbrojtje të domosdoshme kundër Shteteve të Bashkuara dhe kundërshtarëve të tjerë, kryesisht shteteve të Gjirit Arab dhe Izraelit./AktivPress