75 Mall Live Search
14:04 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / B O

‘Irani do të mbajë përgjegjësi’, SHBA reagon për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë

Shtëpia e Bardhë ka reaguar përmes një komunikate zyrtare pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare shqiptare më 15 korrik, qëndron Republika Islamike e Iranit.

Në deklaratë, thuhet se Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik dhe se Irani do të mbajë përgjegjësi.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin kibernetik të Iranit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ne i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Rama që Irani të mbajë përgjegjësi për këtë incident të paprecedentë kibernetik. Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e një aleati të SHBA-së dhe që krijojnë një precedent shqetësues për hapësirën kibernetike,” thuhet ne deklaratë.

Lajmi në përditësim…