Irani duhet t’i paguaj 1.45 miliardë dollarë familjes së ish-agjentit të FBI

Gjykata federale ka urdhëruar Iranin që të paguajë 1.45 miliardë dollarë familjes së Bob Levinson, një ish-agjent i FBI-së dhe pengu civil i mbajtur më gjatë në historinë amerikane.
Vendimi i Uashington-it, i jep gruas dhe shtatë fëmijëve të rritur të Levinson-it, 1.35 miliardë dollarë shpërblim për dëmin e shkaktuar dhe 107 milionë dollarë dëmshpërblime për rrëmbimin e tij në 2007-n.
Administrata e Trump pati deklaruar në mars se ata besonin se Levinson kishte vdekur në paraburgim.
Gjykimi i lëshuar nga gjykatësi amerikan i qarkut, Timothy Kelly, u shpreh në një deklaratë se ky është hapi i parë në një luftë për drejtësi për burrin dhe babanë e familjes Levinson, i cili është zhdukur 13 vite më parë.
“Deri më tani, Irani nuk është përballur me asnjë pasojë për veprimet e tij. Vendimi i gjykatësit Kelly dje nuk do ta sjellë Bob-in në shtëpi, por ne shpresojmë që ai të shërbejë si një paralajmërim kundër marrjes së mëtejshme të pengjeve nga Irani”, është shprehur familja.
Kelly, i emëruar nga Trump, tha se Irani rrëmbimin dhe torturimin e qytetarëve të SH.B.A.-së, qoftë drejtpërdrejt ose përmes grupeve militante, është “pjesë e një modeli dhe politike të gjatë, duke e bërë të qartë nevojën e parandalimit.
Rrëmbimi i Levinson është “sjellje barbare që i ka shkaktuar atij dhe familjes së tij një vuajtje të madhe”, shtoi gjykatësi.
Zyrtarët amerikanë në vitet e fundit arritën në përfundimin se Irani rrëmbeu ish-agjentin e FBI-së dhe Administratës së Zbatimit të Drogës i cili ishte në një hetim privat.
Në atë kohë, zyrtarët amerikanë nuk kishin deklaruar publikisht se Levinson besohej se kishte vdekur. Familja e tij tha se vendimi i gjykatës nuk kishte të bënte me paratë por me kthimin e tij në shtëpi.
“Politikanët amerikanë kanë kujtesë të shkurtër. Ne duhet t’i kujtojmë rregullisht se një amerikan gjendet i burgosur në Iran dhe ata duhet ta nxjerrin nga atje”, tha avokati i familjes David McGee në Gjykatën e Lajmeve në mars të 2007-s.
Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, qe shprehur se agjencia do të vazhdonte të hetonte zhdukjen e Levinson-it edhe pse provat tregonin se ai vdiq në robëri, sipas tyre.
“Kjo nuk do të thotë që FBI ka hequr dorë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me Bob-in. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të përcaktuar rrethanat që kanë të bëjnë me rrëmbimin e Bob-it “, tha Ëray në një deklaratë.
Gjykatësi Kelly, i cili tregoi sinqeritet emocional të pazakontë për një gjyqtar, e quajti rrëmbimin “barbar”.
“Ai nuk ka qenë në gjendje të shohë fëmijët e tij të rriten, të shijojnë suksesin profesional, të martohen dhe të bëhen vetë prindër. Por ata nuk e kanë harruar atë”, shkroi gjykatësi në mendimin e tij duke dhënë një gjykim të paracaktuar ndaj Iranit.