13:08 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Irani: Është koha për t’i dhënë një mësim SHBA-së

Një zëdhënës i forcave të armatosura të Iranit paralajmëroi të martën presidentin Donald Trump, se forcat iraniane do t’i japin një mësim Shteteve të Bashkuara, nëse vazhdon të vendosë sanksione ndaj tyre.

“Duket se administrata e Trumpit kupton vetëm fjalë të këqija. Ata kanë nevojë për disa goditje për të kuptuar domethënien e re të pushtetit në botë”, tha Masoud Jazayeri.

“Është koha për t’i dhënë një mësim të ri amerikanëve”, tha ai./AktivPress