75 Mall Live Search
14:05 / E Hënë, 23 Mars 2026 / H F

Irani hedh poshtë deklaratën e Trumpit: Përpjekje për të ulur çmimet e energjisë dhe për të fituar kohë për sulmet

Irani ka mohuar të ketë zhvilluar ndonjë dialog me SHBA-në, duke i hedhur poshtë pretendimet e presidentit Donald Trump si një përpjekje për të ulur çmimet e energjisë dhe për të fituar kohë për plane ushtarake.

Këto informacione vijnë të raportuara nga disa media të lidhura me shtetin iranian, duke cituar Ministrinë e Jashtme.

Sipas agjencisë Mehr News, disa vende rajonale kanë ndërmarrë “iniciativa” për të ulur tensionet.

“Përgjigjja jonë ndaj të gjithave është e qartë, ne nuk jemi pala që e nisi këtë luftë dhe të gjitha këto kërkesa duhet t’i referohen Uashingtonit”, deklaroi Irani sipas raportimeve.