07:53 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Irani i hapur për bisedime rreth sistemit raketor

Irani ka biseduar me gjashtë fuqitë botërore, duke thënë se është i hapur për bisedime rreth arsenalit të raketave, në mënyrë që të zvogëlohen  tensionet mbi programin.

Tehrani në mënyrë të përsëritur ka premtuar të vazhdojë ndërtimin e asaj që e quan aftësi mbrojtëse të raketave, e cila është në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, transmeton AktivPress

Por disa burime për Reuters, deklaruan se duke pasur parasysh kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për të hedhur poshtë marrëveshjen e arritur nën paraardhësin e tij Barak Obama, Teherani  është hapur për bisedime mbi disa “dimensione” të programit të saj të raketave./AktivPress