10:49 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Irani kap 17 spiunë që punonin për CIA-n, disa i dënon me vdekje!

Irani kapi 17 spiunë që punonin për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës të SHBA (CIA) dhe disa u dënuan me vdekje, njoftoi media iraniane të hënën.

Televizioni shtetëror iranian publikoi imazhet që tha se treguan zyrtarët e CIA-s të cilët ishin në kontakt me spiunët e dyshuar, përcjellë Indeksonline.

Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm ndaj pretendimeve të Iranit nga zyrtarët e CIA-s apo SHBA.

Irani njoftoi në qershor se kishte shkatërruar një rrjet të spiunazhit të CIA-s, por ishte e paqartë nëse njoftimi i së hënës ishte i lidhur me të njëjtin rast./Indeksonline/