75 Mall Live Search
09:18 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / B O

Irani kërcënon lojtarët e tij me “burgim ose torturë” të afërmve të tyre nëse ata nuk…

Qeveria e Iranit ka kërcënuar të afërmit e ekipit të saj kombëtar në Kupën e Botës Katar 2022 me “burgim ose torturë” nëse lojtarët e kombëtares “nuk sillen” siç duhet në ndeshjen ndaj SHBA-së.

Pas refuzimit të lojtarëve iranianë për të kënduar himnin kombëtar në ndeshjen e tyre të parë kundër Anglisë më 21 nëntor, lojtarët u thirrën në një takim me anëtarët e Gardës Revolucionare Iraniane.

Autoritetet iraniane i paralajmëruan lojtarët se familjet e tyre do të përballeshin me situata “dhuna dhe torturash” nëse nuk këndonin himnin kombëtar ose nëse i bashkoheshin ndonjë proteste politike kundër regjimit të Teheranit.

Në ndeshjen e dytë të skuadrës iraniane, më 25 nëntor, në të cilën ata mundën skuadrën e Uellsit 2-0, lojtarët kënduan himnin në fillim të ndeshjes.

Ka një numër të madh oficerësh iranianë të sigurisë në Katar që mbledhin informacion dhe monitorojnë lojtarët./Indeksonline/