10:12 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Irani kërcënon SHBA-në me luftë

Irani i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos emërojnë “Guards Revolucionar Corp” si një grup terrorist dhe poashtu paralajmëruan se bazat ushtarake rajonale të SHBA-së do të jenë në rrezik nëse miratohen sanksione të reja mbi Tehranin.

“Siç kemi deklaruar në të kaluarën, nëse ligji i ri i Amerikës për sanksione miratohet, do të përballet me raketa të Iranit”, tha komandanti Mohammad Ali Jafari, sipas mediave shtetërore, transmeton AktivPress.

“Nëse lajmi është i vërtetë për budallallëkun e qeverisë amerikane në konsiderimin e Gardës Revolucionare si një grup terrorist, atëherë ne do ta konsiderojnë ushtrinë amerikane si Shtet Islamik në mbarë botën veçanërisht në Lindjen e Mesme”, shtoi Jafari.

Presidenti Donald Trump do të njoftojë shumë shpejt mbi sanksionet e reja të SHBA-së ndaj testeve të raketave të Iranit, mbështetje të “terrorizmit” , si dhe për operacionet kibernetike, tha Shtëpia e Bardhë të premten./AktivPress