75 Mall Live Search
10:31 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Irani kërkon ndihmë nga Rusia për problemin me SHBA-në

Kryetari i parlamentit Iranian, Ali Larijani tha se nëse Shtetet e Bashkuara braktisin marrëveshjen bërthamore të Iranit, do të jetë fundi i këtij pakti ndërkombëtar.

Larijani, në një forum parlamentar ndërkombëtar në Shën Petersburg, tha gjithashtu se tërheqja e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore mund të çojë në kaos global.

“Irani shpreson se Rusia do të luajë një rol kyç në zgjidhjen e situatës rreth marrëveshjes bërthamore”, tha Larijani në takim me Vyacheslav Volodin, kryetar i shtëpisë së ulët të Dumës në parlamentin rus./AktivPress