75 Mall Live Search
20:50 / E Premte, 13 Qershor 2025 / MSH

Irani lëshon rreth 100 raketa mbi Izrael

Pas sulmeve nga Izraeli ka ardhur edhe reagimi nga Irani.

Teherani ka lëshuar rreth 100 raketa balistike drejt Izraelit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Shpërthime janë raportuar në Tel Aviv dhe Jerusalem.

Më herët Izraeli kishte goditur impiantin bërthamor në  Isfahan.

Izraeli i ka bërë thirrje banorëve në të gjithë vendin që të qëndrojnë në hapësira të mbrojtura dhe të minimizojnë lëvizjen në zonat e hapura.