75 Mall Live Search
07:52 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Irani në zi, zotohet të marrë hakmarrje për vrasjen e Soleimanit

Irani këtë të premte u zotua të marrë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani.

Udhëheqësi iranian Aytatollah Ali Khamenei shpalli tri ditë zie në vend, raporton Al Jazeera, transmeton Indeksonline.

Khamenei tha se hakmarrje e rëndë i pretë ata kriminelë, duart e pista që u lyen me gjakun e të gjithë dëshmorëve.

Ndërsa ministri i jashtëm i Iranit Javed Zarif, paralajmëroi protestë kundër aktit “terrorist” të SHBA-ve.

Zarif në Tëitter shkroi se Uashingtoni mban përgjegjësi për këtë ngjarje.

Qassem Soleimani u vra të enjtën nga një sulm ajror amerikan së bashku me Abu Mahdi al-Muhandis.

Vrasja erdhi dy ditë pasi protestuesit u përpoqën të sulmojnë ambasadën amerikanë në Bagdad./Indeksonline/