Irani po mendon të tërhiqet nga Botërori 2026
Situata në Iran është në qendër të vëmendjes.
Kjo për shkak të sulmeve të fundit nga SHBA dhe Izraeli, e cila çoi edhe në vrasjen e liderit suprem, Ali Khamenei.
Kjo situatë do të ndikojë edhe në pjesëmarrjen e Iranit në Botëror të këtij viti, që mbahet në verë.
Liga vendase e Iranit është pezulluar tashmë dhe ekipi kombëtar nuk planifikon të udhëtojë në Kupën e Botës nëse nuk zhvendoset nga Shtetet e Bashkuara.
Irani është planifikuar të luajë të tre ndeshjet e fazës së grupeve në SHBA dhe në fazën eliminatore mund të përballet me ekipin amerikan nëse të dyja ekipet përfundojnë të dytat në grupet e tyre./IndeksOnline/

