07:33 / E Premte, 19 Prill 2024 / L K

Irani pretendon se shkatërroi dronët e Izraelit, dy zyrtarë amerikanë konfirmojnë sulmin

Një zyrtar iranian pretendon për mediat e huaja se përpjekjet izraelite ‘dështuan dhe ishin poshtëruese’ dhe të gjitha asetet e tij u ‘shkatërruan’.

Ndërkohë po dy zyrtarë amerikanë konfirmojnë për CBS News se një raketë izraelite ka goditur Iranin.

Kjo pason sulmin iranian me dronë dhe raketë të fundjavës së kaluar kundër Izraelit, të cilit kryeministri Benjamin Netanyahu ishte zotuar se do t’i përgjigjej.

Zyrtarët ishin të paqartë për vendndodhjen ose shtrirjen e sulmit izraelit.